-
Ligji i përtërirë 32:48-50Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
48 Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49 «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kananit, që po u jap si pronë izraelitëve.+ 50 Pastaj do të vdesësh në malin ku do të ngjitesh pas pak dhe do të bashkohesh me popullin tënd,* ashtu si vdiq në malin e Horit yt vëlla, Aroni,+ dhe u bashkua me popullin e tij,
-