-
Eksodi 29:27, 28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Nga dashi për emërimin priftëror,+ i cili u paraqit për Aronin dhe djemtë e tij, do të shenjtërosh këto pjesë: gjoksin e blatimit të tundur dhe këmbën e racionit të shenjtë që u paraqit. 28 Meqenëse ky është racion i shenjtë, do të jetë i Aronit dhe i djemve* të tij, si një rregull i përhershëm që do të zbatohet nga izraelitët. Ky do të jetë racioni i shenjtë që do të japin izraelitët.+ Është racioni i tyre i shenjtë për Jehovain nga flijimet e tyre në bashkësi.+
-
-
Ligji i përtërirë 18:3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Tani, kjo do të jetë e drejta që u takon priftërinjve. Kushdo nga populli që bën një flijim nga bagëtia e trashë ose e imët, duhet t’i japë priftit shpatullën, nofullat dhe plëndësin.
-
-
1 Korintasve 9:13Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Nuk e dini se ata që kryejnë detyrat e shenjta në tempull, hanë nga gjërat e tempullit, dhe ata që shërbejnë vazhdimisht në altar, marrin një racion nga gjërat e paraqitura në altar?+
-