-
Numrat 3:36, 37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
36 Ishte përgjegjësi e djemve të Merarit të kujdeseshin për skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat,+ bazamentet me fole, të gjitha pajisjet e tyre+ dhe gjithçka që lidhej me to,+ 37 si edhe për shtyllat rreth e përqark oborrit me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat dhe litarët e tendës.
-
-
Numrat 4:31-33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
31 Është përgjegjësi e tyre t’i mbartin këto gjëra+ si pjesë e shërbimit që bëjnë në tendën e takimit: skeletet prej druri+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat+ dhe bazamentet e tij me fole;+ 32 shtyllat+ e oborrit rrethues me bazamentet e tyre me fole,+ kunjat e tendës,+ litarët e tendës bashkë me gjithë pajimet që përdoren për këto. Do t’ua caktoni me emra pajimet që kanë si përgjegjësi të mbartin. 33 Ky është shërbimi që duhet të kryejnë familjet e djemve të Merarit+ në tendën e takimit, nën drejtimin e Ithamarit, djalit të priftit Aron.»+
-