16 Pasardhësit e kenitit,+ vjehrrit të Moisiut,+ bashkë me popullin e Judës, u ngjitën nga qyteti i palmave+ në shkretëtirën e Judës, në jug të Aradit.+ Ata shkuan atje dhe u vendosën me banim mes popullit.+
11 Vlen të përmendet se Heberi, që ishte kenit,+ ishte ndarë nga kenitët, pasardhësit e Hobabit, vjehrrit të Moisiut.+ Ai e kishte ngritur tendën pranë pemës së madhe në Zananim që ndodhet pranë Kedeshit.