-
Eksodi 18:21, 22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Por zgjidh edhe disa burra të zotë+ nga populli, që kanë respekt të thellë për Perëndinë,* burra të besueshëm e që urrejnë fitimet e pandershme,+ dhe caktoji mbi popullin si krerë të mijësheve, të qindësheve, të pesëdhjetësheve dhe të dhjetësheve.+ 22 Le ta gjykojnë ata popullin kur të lindë ndonjë çështje;* çdo çështje të vështirë të ta paraqitin ty,+ kurse për çështjet e vogla të vendosin vetë. Do ta kesh më të lehtë nëse e ndan ngarkesën me ta.+
-