-
Numrat 13:26, 27Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
26 Kështu u kthyen te Moisiu, te Aroni dhe tek asambleja e izraelitëve në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh;+ ata i sollën një raport tërë asamblesë dhe i treguan frytet e vendit. 27 Ja çfarë i raportuan Moisiut: «Ne shkuam në vendin ku na dërgove. Atje rrjedh vërtet qumësht e mjaltë+ dhe këto janë frytet e tij.+
-
-
Ligji i përtërirë 1:25Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Morën me vete ca nga frytet e vendit e na i sollën neve. Veç kësaj na raportuan: ‘Vendi që po na jep Jehovai, Perëndia ynë, është i mirë.’+
-