-
Numrat 26:62, 63Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
62 Në total, numri i të regjistruarve ishte 23.000 veta, të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.+ Ata nuk u regjistruan bashkë me izraelitët e tjerë,+ sepse nuk do të merrnin trashëgimi mes tyre.+
63 Këta ishin ata që regjistruan Moisiu dhe prifti Eleazar kur bënë regjistrimin e izraelitëve në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë.
-
-
Ligji i përtërirë 10:9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Ja pse Levi nuk ka asnjë pjesë ose trashëgimi mes vëllezërve të vet. Jehovai është trashëgimia e tij, siç i tha Jehovai, Perëndia yt.+
-