BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 2:30-35
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 Por Sihoni, mbreti i Heshbonit, nuk na la të kalonim përmes vendit, sepse Jehovai, Perëndia ynë,* kishte lejuar t’i ngurtësohej zemra e të bëhej kryeneç,*+ që të na e jepte në dorë, siç e keni sot.+

      31 Më pas Jehovai më tha: ‘Siç e sheh, kam filluar të ta jap Sihonin në dorë, prandaj fillo pushtimin dhe shtije në dorë vendin e tij.’+ 32 Kur Sihoni bashkë me tërë popullin e tij doli kundër nesh në betejën që u bë në Jahaz,+ 33 Jehovai, Perëndia ynë, na e dha në dorë, prandaj ne e mundëm atë, bijtë e tij dhe mbarë popullin e tij. 34 Në atë kohë, morëm gjithë qytetet e tij dhe çdo qytet e shkatërruam,* si edhe shfarosëm burrat, gratë e fëmijët. Nuk lamë gjallë asnjë.+ 35 Morëm për vete si plaçkë vetëm bagëtinë dhe prenë e qyteteve që kishim shtënë në dorë.

  • Ligji i përtërirë 29:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Në fund mbërritët në këtë vend dhe Sihoni, mbreti i Heshbonit,+ bashkë me Ogun, mbretin e Bashanit,+ dolën në betejë kundër nesh, por ne i mundëm.+

  • Gjykatësit 11:19, 20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Pas kësaj, Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të amoritëve, mbretit të Heshbonit, dhe i tha: ‘Të lutemi, na lër të kalojmë përmes vendit tënd që të shkojmë në vendin tonë.’+ 20 Por Sihoni nuk kishte besim ta linte Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij. Prandaj ai mblodhi tërë popullin, ngriti kampin në Jahaz dhe luftoi kundër Izraelit.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo