-
1 Mbretërve 4:34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
34 Për të dëgjuar mençurinë e Solomonit, vinin njerëz nga të gjitha kombet, madje edhe mbretër nga e gjithë toka që kishin dëgjuar të flitej për mençurinë e tij.+
-
-
1 Mbretërve 10:4-7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
4 Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë mençurinë e Solomonit,+ shtëpinë që kishte ndërtuar,+ 5 ushqimin në tryezën e tij,+ vendet ku uleshin shërbëtorët në tryezën e tij, shërbimin që bënin kamerierët dhe veshjet e tyre, kupëmbajtësit e tij dhe flijimet e djegura që bënte rregullisht në shtëpinë e Jehovait, ajo ngeli pa mend.* 6 Atëherë i tha mbretit: «Gjithçka që dëgjova në vendin tim për arritjet* e tua dhe për mençurinë tënde, dolën të vërteta. 7 Nuk i besova ato që dëgjova, derisa erdha vetë e i pashë me sytë e mi. Dhe ja, nuk më kishin treguar as gjysmën. Mençuria dhe begatia jote ia kanë tejkaluar gjithçkaje që kam dëgjuar.
-
-
Danieli 1:19, 20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
19 Kur mbreti foli me ta, në të gjithë grupin s’kishte asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu,+ dhe ata vazhduan në shërbim të mbretit. 20 Për çdo pyetje që u bënte mbreti dhe që kërkonte mençuri e aftësi për të kuptuar, ai pa se në mbarë mbretërinë e tij ata ishin dhjetë herë më mirë se gjithë priftërinjtë që merreshin me magji dhe ndjellësit e frymërave.+
-