13 Ai vazhdoi t’i lutej Perëndisë, kështu që Perëndia u prek nga përgjërimi i tij, ia dëgjoi kërkesën për miratim dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë e tij.+ Atëherë Manaseu kuptoi se Jehovai është Perëndia i vërtetë.+
9 Por nëse ktheheni tek unë dhe i zbatoni e u bindeni urdhërimeve të mia, edhe sikur populli juaj të jetë shpërndarë në fund të qiejve, unë do t’i mbledh+ që atje dhe do t’i çoj në vendin që kam zgjedhur për emrin tim.’+