BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 20:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Mos jep dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.*+

  • Eksodi 23:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 23 Mos përhap një lajm të rremë+ dhe mos bashkëpuno me të ligun duke dhënë dëshmi për t’i bërë keq tjetrit.+

  • Levitiku 19:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Mos shko vërdallë që të shpifësh nëpër popull.+ Mos u ngri që t’i marrësh jetën* tjetrit.*+ Unë jam Jehovai!

  • Ligji i përtërirë 19:16-19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Nëse një dëshmitar dashakeqës ngre padi dhe dëshmon kundër dikujt për ndonjë shkelje,*+ 17 këta të dy që kanë mosmarrëveshjen duhet të qëndrojnë para Jehovait, para priftërinjve dhe gjykatësve që do të jenë në detyrë.+ 18 Gjykatësit do ta hetojnë imtësisht çështjen,+ e nëse ai që dha dëshmi është dëshmitar i rremë dhe ka ngritur padi të rreme kundër të vëllait, 19 duhet t’i bësh atë që ai vetë kishte kurdisur kundër të vëllait.+ Hiqe të keqen nga mesi yt.+

  • Proverbat 6:16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren,

      po, shtatë janë gjërat e pështira për të:*

  • Proverbat 6:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 dëshmitari i rremë që gënjen sa herë hap gojën+

      dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.+

  • Proverbat 19:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  5 Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,+

      dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, s’do të shpëtojë.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo