-
Ligji i përtërirë 28:15Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Por nëse nuk e dëgjon zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe nuk i zbaton me kujdes të gjitha urdhërimet dhe ligjet e tij që po të jap sot, do të të zënë të gjitha këto mallkime:+
-
-
Ligji i përtërirë 28:23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Qielli që ke mbi kokë, do të jetë prej bakri, dhe toka që ke nën këmbë, prej hekuri.+
-
-
1 Mbretërve 8:35, 36Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Nëse qiejt mbyllen e nuk bie shi,+ ngaqë ata kanë mëkatuar vazhdimisht kundër teje,+ dhe pastaj luten në drejtim të këtij vendi, i japin lavdi emrit tënd dhe heqin dorë nga mëkati i tyre, ngaqë ti i përule,*+ 36 atëherë dëgjo nga qiejt e fale mëkatin e shërbëtorëve të tu, të popullit tënd, Izraelit, dhe mësoju+ udhën e mirë ku duhet të ecin; dërgo shi mbi tokën+ që i ke dhënë popullit tënd si trashëgimi.
-
-
2 Kronikave 7:13, 14Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Kur ta mbyll qiellin që të mos bjerë shi, kur t’i urdhëroj karkalecat që të përpijnë vendin ose kur të dërgoj një murtajë mes popullit tim, 14 nëse populli im, që është thirrur me emrin tim,+ përulet,+ lutet, më kërkon* dhe kthehet nga udhët e tij të këqija,+ unë do ta dëgjoj nga qiejt, do t’ia fal mëkatin dhe do ta përtërij vendin.+
-