19 Të gjitha kontributet e shenjta që izraelitët do të më japin mua, Jehovait,+ unë t’i kam dhënë ty dhe djemve e vajzave të tua që janë me ty, si një racion të përhershëm.+ Kjo është një besëlidhje kripe* e pandryshueshme para Jehovait, për ty dhe pasardhësit e tu.»
11 Në vendin që Jehovai, Perëndia yt, do të zgjedhë për emrin e tij, ti do të çosh gjithë sa po të urdhëroj:+ blatimet e djegura, flijimet, të dhjetat,+ kontributin tënd dhe çdo blatim zotimi që i ke premtuar Jehovait.