-
Ligji i përtërirë 21:6-9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Më pas, të gjithë pleqtë e qytetit që është më afër kufomës, duhet të lajnë duart+ sipër mëshqerrës që ia thyen qafën në luginë 7 dhe do të thonë: ‘Duart tona nuk e derdhën këtë gjak, as sytë tanë nuk e panë kush e derdhi. 8 O Jehova, mos e fajëso popullin tënd, Izraelin, që ti e shpengove,*+ dhe mos lejo që faji i gjakut të pafajshëm të mbetet te populli yt, Izraeli.’+ Atëherë ata nuk do të mbajnë faj gjaku. 9 Në këtë mënyrë, ti do të heqësh fajin e gjakut të pafajshëm nga mesi yt duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Jehovait.
-