-
Ligji i përtërirë 15:4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
4 Sido që të jetë, askush nuk do të varfërohet mes jush, se me siguri Jehovai do t’ju bekojë+ në vendin që Jehovai, Perëndia juaj, po ju jep si trashëgimi,
-
-
Ligji i përtërirë 15:7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 Nëse ndonjë nga vëllezërit e tu varfërohet, në një nga qytetet e tua, në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt, mos ji zemërgur a dorështrënguar me vëllanë tënd të varfër.+
-
-
Luka 6:34, 35Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
34 Gjithashtu, ç’meritë keni nëse u jepni borxh* vetëm atyre që prisni t’jua kthejnë prapë?+ Edhe mëkatarët u japin borxh mëkatarëve, që t’u kthejnë po aq. 35 Përkundrazi, vazhdoni të doni armiqtë tuaj, të bëni mirë dhe të jepni borxh duke mos shpresuar që t’ju kthehet gjë.+ Atëherë shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe do të jeni bij të Më të Lartit, sepse ai tregohet zemërmirë edhe me mosmirënjohësit e me të ligjtë.+
-