-
1 Samuelit 14:47, 48Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
47 Sauli siguroi pozitën e tij si mbret i Izraelit dhe luftoi kundër gjithë armiqve të vet nga çdo anë, kundër moabitëve,+ kundër amonitëve,+ kundër edomitëve,+ kundër mbretërve të Zobahut+ dhe kundër filistinëve.+ Ngado që shkonte, i mundte. 48 Dhe ai luftoi trimërisht, i mposhti amalekitët+ dhe e shpëtoi Izraelin nga dora e zhvatësve.
-
-
1 Samuelit 15:1-3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Pastaj Samueli i tha Saulit: «Jehovai më dërgoi që të të miros* si mbret të popullit të vet, Izraelit.+ Dëgjo tani çfarë ka për të thënë Jehovai.+ 2 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë do t’u kërkoj llogari amalekitëve për atë që i bënë Izraelit kur iu kundërvunë teksa dilte nga Egjipti.+ 3 Tani shko, goditi amalekitët+ dhe caktoji për shfarosje,*+ bashkë me gjithë ç’kanë. Mos ua kurse jetën!* Vrit+ burra e gra, fëmijë e foshnja, dema, dele, deve dhe gomarë.’»+
-