-
Josiu 8:30-32Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
30 Në atë kohë, Josiu ndërtoi në malin Ebal+ një altar për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, 31 siç i urdhëroi izraelitët Moisiu, shërbëtori i Jehovait, dhe siç është shkruar në librin e Ligjit+ të Moisiut: «Një altar me gurë të pagdhendur mbi të cilët nuk është përdorur asnjë vegël hekuri.»+ Mbi të i paraqitën Jehovait blatime të djegura, si edhe flijime në bashkësi.+
32 Pastaj ai shkroi mbi gurët një kopje të Ligjit+ që Moisiu e kishte shkruar në prani të izraelitëve.+
-