BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 3:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Izraelitët i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, për 18 vjet.+

  • Gjykatësit 6:1-5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Megjithatë izraelitët bënë përsëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ prandaj Jehovai i dha në duart e Midianit për shtatë vjet.+ 2 Dora e Midianit sundonte mbi Izraelin+ dhe për shkak të Midianit, izraelitët bënë për vete vende të fshehta* në male, në shpella e në vende ku ishte e vështirë të shkoje.+ 3 Nëse Izraeli mbillte farë, Midiani, Amaleku+ dhe popujt e Lindjes+ e sulmonin. 4 Ata ngrinin kampin për të luftuar kundër tyre, u prishnin prodhimet e tokës deri në Gazë dhe nuk linin asnjë ushqim për Izraelin, as dhen, as gjedhë e as gomarë,+ 5 sepse ngjiteshin me bagëtinë e me tendat e tyre të shumta si karkalecat,+ dhe me devetë që s’kishin të numëruar+ dhe vinin për të rrënuar vendin.

  • Nehemia 9:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Për këtë arsye i le në duart e armiqve+ që i mundonin.+ Por në kohë vuajtjesh, ata të thërritnin, dhe ti i dëgjoje nga qiejt e, falë mëshirës sate të madhe, u siguroje shpëtimtarë që t’i çlironin nga duart e armiqve.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo