BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Mbretërve 1:39, 40
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 39 Prifti Sadok mori nga tenda+ bririn e vajit+ dhe mirosi Solomonin.+ Ata filluan t’i binin bririt, dhe i gjithë populli nisi të brohoriste: «Rroftë mbreti Solomon!» 40 Pastaj gjithë populli e ndoqi dhe u ngjit, duke u rënë fyejve dhe duke gëzuar me të madhe, aq sa toka po dridhej* nga zhurma që bënin.+

  • 2 Mbretërve 11:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Pastaj Jehojada nxori birin e mbretit,+ i vuri në kokë kurorën* dhe Dëshminë.*+ Pasi e bënë mbret dhe e mirosën,* filluan të brohoritnin: «Rroftë mbreti!»+

  • 2 Mbretërve 11:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Pastaj pa mbretin që qëndronte pranë shtyllës, sipas zakonit në raste të tilla.+ Me të ishin krerët dhe trumbetarët,+ ndërsa gjithë populli gëzonte dhe u binte trumbetave. Menjëherë Atalia shqeu rrobat dhe thirri: «Komplot! Komplot!»

  • 1 Kronikave 12:39, 40
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 39 Ata qëndruan atje me Davidin tri ditë, hëngrën e pinë, sepse vëllezërit e tyre kishin përgatitur gjithçka për ta. 40 Edhe ata që ishin pranë tyre, madje edhe nga Isahari, Zabuloni dhe Neftali, sillnin ushqim me gomarë, me deve, me mushka dhe me gjedhë—miell, bukëfiqe, kuleç stafidhesh, verë, vaj, gjedhë e dhen në sasi të madhe, sepse në Izrael kishte gëzim.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo