-
2 Mbretërve 22:3-6Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Në vitin e 18-të të mbretërimit, Josia e dërgoi sekretarin Shafan, birin e Azaliahut, që ishte i biri i Meshulamit, te shtëpia e Jehovait,+ duke i thënë: 4 «Ngjitu te kryeprifti Hilkiah+ dhe thuaji të grumbullojë të gjitha paratë që janë çuar në shtëpinë e Jehovait,+ të cilat derëtarët i kanë mbledhur nga populli,+ 5 e këto pará t’ua japë atyre që janë caktuar të mbikëqyrin punën në shtëpinë e Jehovait. Këta t’ua japin atyre që meremetojnë dëmet* në shtëpinë e Jehovait,+ 6 pra, mjeshtërve, ndërtuesve dhe muratorëve, si dhe të blejnë dru e gurë të latuar për të meremetuar shtëpinë.+
-