3 Ndërtoi përsëri vendet e larta që Hezekia, i ati, kishte shkatërruar,+ ngriti altarë për Baalin dhe bëri një shtyllë të shenjtë,*+ siç kishte bërë Akabi, mbreti i Izraelit.+ Manaseu u përkul para gjithë ushtrisë së qiejve dhe u shërbeu atyre.+
6 Ai e dogji të birin në zjarr,* u mor me magji, kërkoi ogure,*+ vendosi mediume* dhe caktoi parashikues fati.+ Bëri në një shkallë të paparë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.
28Akazi+ ishte 20 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+
3 Për më tepër, ai paraqiti tym blatimesh në Luginën e Birit të Hinomit* dhe i dogji bijtë e vet në zjarr,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve.