BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jeremia 25:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Por, kur të jenë mbushur 70 vjet,+ do t’i kërkoj llogari* mbretit të Babilonisë dhe atij kombi për fajin e tyre,+​—thotë Jehovai,—​dhe do ta katandis në shkreti përgjithmonë vendin e kaldeasve.+

  • Jeremia 29:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 e unë do t’ju lë të më gjeni,+​—thotë Jehovai.—​E do t’ju kthej nga robëria dhe do t’ju mbledh nga të gjitha kombet dhe vendet ku ju kam shpërndarë,+​—thotë Jehovai.—​Do t’ju kthej në vendin nga i cili ju çova në mërgim.’+

  • Jeremia 33:10, 11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Kështu thotë Jehovai: “Në këtë vend që do ta quani të shkretë, pa njeri dhe pa bagëti, në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit që janë të shkretuara, pa njeri e pa banorë dhe pa bagëti, do të dëgjohet përsëri 11 britma e ngazëllimit dhe e gëzimit,+ zëri i dhëndrit e i nuses, zëri i atyre që do të thonë: ‘Falënderoni Jehovain e ushtrive, sepse Jehovai është i mirë;+ dashuria e tij besnike zgjat përjetë!’+

      Ata do të sjellin blatime falënderimi në shtëpinë e Jehovait,+ sepse unë do t’i kthej robërit e këtij vendi, siç ishin në fillim,​—thotë Jehovai.”

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo