-
2 Mbretërve 24:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Kështu ai e çoi Jehojakinin+ në mërgim në Babiloni.+ Edhe nënën e mbretit, gratë e mbretit, zyrtarët e oborrit dhe të parët e vendit i çoi si të mërguar nga Jerusalemi në Babiloni. 16 Mbreti i Babilonisë çoi në mërgim të gjithë luftëtarët, 7.000 veta, si edhe 1.000 mjeshtra e metalpunues,* të gjithë burra të fuqishëm e të stërvitur për luftë.
-
-
2 Mbretërve 25:11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Nebuzaradani, kreu i rojës, çoi në mërgim pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, tradhtarët që kishin kaluar në anën e mbretit të Babilonisë dhe gjithë të tjerët.+
-