-
Ezdra 9:3, 4Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Sapo dëgjova për këtë, shqeva rrobën dhe veshjen time pa mëngë, shkula flokët e mjekrën, dhe u ula i tronditur. 4 Pastaj, të gjithë ata që kishin nderim të thellë* për fjalët e Perëndisë së Izraelit, u mblodhën rreth meje për shkak të pabesisë së të mërguarve, ndërsa unë ndenja ulur i tronditur derisa erdhi koha e blatimit në drithë të mbrëmjes.+
-
-
Danieli 9:3-5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Prandaj iu drejtova* Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe iu përgjërova në lutje, bashkë me agjërime,+ i mbuluar me copë thesi* e me hi. 4 Iu luta Jehovait, Perëndisë tim, e iu rrëfeva:
«O Jehova, Perëndi i vërtetë, Perëndi i Madh që të ngjall frikë e nderim, që e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike+ atyre që të duan e që zbatojnë urdhërimet e tua!+ 5 Ne kemi mëkatuar, kemi gabuar, kemi vepruar me ligësi, jemi rebeluar,+ jemi shmangur nga urdhërimet e nga ligjet e tua.
-