BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 24:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, hyri në qytet ndërkohë që shërbëtorët e tij po e rrethonin.

  • 2 Mbretërve 24:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 13 Pastaj ai mori gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,*+ si edhe bëri copë-copë tërë pajisjet prej ari të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit.+ Kjo ndodhi ashtu si kishte parathënë Jehovai.

  • 2 Kronikave 36:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Nabukodonosori çoi në Babiloni edhe disa prej pajisjeve të shtëpisë së Jehovait dhe i vuri në pallatin e vet mbretëror në Babiloni.+

  • 2 Kronikave 36:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Ky çoi çdo gjë në Babiloni: gjithë pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, të mëdha e të vogla, thesarin e shtëpisë së Jehovait, si dhe thesarin e mbretit e të princave të tij.+

  • Ezdra 6:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 5 Gjithashtu, le të kthehen enët prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë që Nabukodonosori i mori nga tempulli që ishte në Jerusalem dhe i solli në Babiloni,+ që të vendosen në vendin e vet, në tempullin e Jerusalemit, dhe të vihen në shtëpinë e Perëndisë.’»+

  • Danieli 1:1, 2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 1 Vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit,+ mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi në Jerusalem dhe e rrethoi.+ 2 Me kohë, Jehovai i dha në dorë Jehojakimin, mbretin e Judës,+ si edhe disa nga pajisjet e shtëpisë* së Perëndisë së vërtetë, të cilat i çoi në vendin e Shinarit,*+ në shtëpinë* e perëndisë së tij, dhe i vuri në thesarin e perëndisë së tij.+

  • Danieli 5:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 2 Nën ndikimin e verës, Belshazari dha urdhër të sillnin enët prej ari e argjendi, të cilat Nabukodonosori, ati i tij, i kishte marrë nga tempulli në Jerusalem,+ që mbreti me fisnikët e tij, konkubinat* e shemrat, të pinin me to.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo