-
Nehemia 10:35-37Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 Po ashtu, do të sjellim vit për vit në shtëpinë e Jehovait, frytet e para të tokës dhe frytet e para të çdo lloj peme frutore,+ 36 si edhe bijtë tanë të parëlindur dhe pjellën e parë të bagëtive,+ qoftë të imëta, qoftë të trasha, ashtu siç është shkruar në Ligj. Do t’i sjellim në shtëpinë e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në shtëpinë e Perëndisë tonë.+ 37 Gjithashtu, frytet e para të drithërave të bluara ashpër,+ kontributet, frytet e çdo lloj peme,+ verën e re dhe vajin+ duhet t’ua sjellim priftërinjve në depot e shtëpisë* së Perëndisë tonë.+ Përveç këtyre do t’u sjellim levitëve të dhjetën* e prodhimeve të tokës,+ meqë ata mbledhin të dhjetën në të gjitha qytetet tona bujqësore.
-