-
Jobi 1:6-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Tani, erdhi dita që bijtë e Perëndisë së vërtetë*+ u paraqitën para Jehovait+ dhe zunë vendin e tyre. Me ta hyri+ edhe Satanai.+
7 Atëherë Jehovai i tha Satanait: «Nga vjen?» Satanai ia ktheu Jehovait: «Jam endur nëpër tokë dhe i kam rënë lart e poshtë.» + 8 Jehovai i tha Satanait: «E ke vënë re Jobin, shërbëtorin tim? Në mbarë tokën nuk ka njeri si ai, me integritet dhe të ndershëm,*+ që nderon thellësisht Perëndinë dhe i qëndron larg së keqes.»
-