BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 6:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 5 Si pasojë, Jehovai pa që ligësia e njeriut ishte e madhe në tokë, dhe se mendja e zemra e tij prireshin drejt së keqes gjithë kohën.+

  • 2 Kronikave 16:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 Vërtet, sytë e Jehovait vështrojnë me kujdes gjithë tokën,+ që të tregojë forcën* e tij në të mirë të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër.+ Në këtë rast ti ke vepruar pa mend dhe, tani e tutje, kundër teje do të ketë luftëra.»+

  • Jobi 31:4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  4 A nuk i sheh Perëndia udhët e mia?+

      A nuk m’i numëron ai tërë hapat?

  • Proverbat 5:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 Ja, udhët e njerëzve janë përpara syve të Jehovait;

      ai i shqyrton të gjitha shtigjet e tyre.+

  • Proverbat 15:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  3 Sytë e Jehovait janë kudo

      dhe shikojnë si të këqijtë, edhe të mirët.+

  • Jeremia 16:17
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 17 Sytë e mi shohin çdo gjë që bëjnë.*

      Ata nuk fshihen dot nga unë,

      dhe as fajin nuk e fshehin dot nga sytë e mi.

  • Jeremia 32:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Madhështore janë qëllimet* e tua dhe të fuqishme veprat e tua.+ Ti i mban sytë te sjellja* e njerëzve,+ që t’i japësh secilit sipas udhëve dhe veprimeve të veta.+

  • 1 Pjetrit 3:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 sepse Jehovai* i mban sytë mbi të drejtët dhe veshët te përgjërimi i tyre,+ por Jehovai* e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija».+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo