BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Psalmi 14:1-7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Të marrët* thonë me vete:*

      «S’ka Jehova!»+

      Kokë e këmbë janë zhytur në ligësi

      e gjë të urryer s’lënë pa bërë;

      s’ka asnjë që të bëjë të mirën.+

       2 Por Jehovai i vështron nga qielli bijtë e njerëzve,

      për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,

      nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+

       3 Të gjithë kanë dalë nga udha,+

      të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi.

      S’ka asnjë që të bëjë të mirën,

      jo, as edhe një.

       4 Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë keq?

      Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,

      e Jehovain nuk e kërkojnë.

       5 Mirëpo një tmerr i madh do t’i pushtojë,+

      sepse Jehovai është me të drejtët.*

       6 Ju që bëni veç keq, kërkoni t’ua prishni planet të përvuajturve,

      por Jehovai është streha e tyre.+

       7 Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+

      Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraeli

      kur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!

  • Romakëve 3:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 ashtu siç është shkruar: «S’ka asnjë njeri të drejtë, as edhe një.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo