12 Veç kësaj, kur bëri flijimet, Absalomi dërgoi njerëz në Giloh+ të thërritnin gilonitin Ahithofel,+ këshilltarin e Davidit.+ Komploti sa vinte e bëhej më i vrullshëm, dhe numri i njerëzve që mbështetnin Absalomin vazhdonte të rritej.+
23 Në atë kohë, këshilla që jepte Ahithofeli+ konsiderohej sikur të ishte fjala* e Perëndisë së vërtetë. Kështu vlerësohej çdo këshillë e Ahithofelit, si nga Davidi, ashtu edhe nga Absalomi.