22 Mos e mundoni asnjë vejushë a jetim.*+23 Nëse i mundoni sadopak dhe ata më thërrasin mua për ndihmë, pa pikë dyshimi unë do ta dëgjoj klithmën e tyre,+24 do të më ndizet zemërimi e do t’ju vras me shpatë, gratë tuaja do të bëhen vejusha dhe fëmijët tuaj do të mbeten pa baba.
17 sepse Jehovai, Perëndia yt, është Perëndi i perëndive+ dhe Zotëri i zotërinjve, Perëndi madhështor e i fuqishëm, që të ngjall nderim të thellë, që nuk trajton asnjë me anësi+ e nuk merr ryshfete. 18 Kur gjykon, i jep të drejtën jetimit* dhe vejushës.+ Ai e do të ardhurin+ dhe i jep bukë e rroba.