-
Numrat 31:27Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
27 Prenë ndajeni në dy pjesë, mes ushtrisë që shkoi në betejë dhe gjithë pjesës tjetër të asamblesë.+
-
-
1 Samuelit 30:23-25Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Megjithatë, Davidi u tha: «Vëllezërit e mi, mos bëni kështu me atë që na ka dhënë Jehovai. Ai na mbrojti dhe na dha në dorë bandën e plaçkitësve që erdhi kundër nesh.+ 24 Mendoni se do t’jua vërë kush veshin për këtë që thoni?! Do të marrin të gjithë njësoj, si ai që zbriti në betejë, edhe ai që ndenji pranë plaçkave.+ Të gjithë do të kemi pjesën tonë.»+ 25 Që nga ajo ditë, ai e mbajti këtë si rregull dhe si ligj për Izraelin deri sot e kësaj dite.
-