-
Psalmi 40:13-17Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
13 Të lutem, o Jehova, ji zemërmirë e më shpëto!+
O Jehova, nxito të më ndihmosh!+
14 U turpërofshin e iu nxiftë faqja
atyre që më janë qepur për të më marrë jetën!
U zmbrapsshin të poshtëruar
ata që kënaqen për të keqen time!
15 U tmerrofshin e i mbuloftë turpi
ata që më thonë: «Ah, sa mirë! Sa mirë!»
Ata që e duan dorën tënde shpëtimtare,
thënçin gjithnjë: «U madhëroftë Jehovai!»+
17 O Perëndi, jam krejt i pambrojtur e i varfër.
O Jehova, drejt meje i kthefsh sytë!
Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im.+
Mos vono, o Perëndia im!+
-