BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jobi 21:19, 20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Ndëshkimin që i takon dikujt, Perëndia e ruan për fëmijët e tij.

      Por e ndëshkoftë Perëndia edhe atë vetë, që ai të marrë vesh.+

      20 E paftë me sytë e vet rrënimin e tij,

      dhe le ta pijë ai tërbimin e të Plotfuqishmit!+

  • Jeremia 25:15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Kështu më tha Jehovai, Perëndia i Izraelit: «Merre nga dora ime këtë kupë me verën e tërbimit tim dhe jepua të gjitha kombeve ku do të të dërgoj, që ta pinë.

  • Jeremia 25:28
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 28 Në qoftë se nuk pranojnë ta marrin kupën nga dora jote që ta pinë, thuaju: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Do ta pini se s’bën!

  • Jeremia 49:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Kështu thotë Jehovai: ‘Ja, përderisa ata që nuk janë dënuar ta pinë kupën, do ta pinë se s’bën, mos do të mbetesh ti pa u ndëshkuar krejt? Nuk do të mbetesh pa u ndëshkuar, sepse do ta pish se s’bën.+

  • Zbulesa 14:9, 10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 9 Një engjëll i tretë erdhi e tha me zë të fortë: «Nëse dikush adhuron bishën+ dhe shëmbëlltyrën e saj, dhe merr një damkë mbi ballë ose mbi dorë,+ 10 do të pijë edhe verën e zemërimit të Perëndisë, e cila është derdhur e paholluar në kupën e zemërimit të Tij.+ Ai do të mundohet me zjarr dhe squfur+ para engjëjve të shenjtë dhe para Qengjit.

  • Zbulesa 16:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Qyteti i madh+ u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve u shembën. Perëndisë iu kujtua Babilonia e Madhe,+ që t’i jepte kupën me verën e zemërimit të tij të furishëm.+

  • Zbulesa 18:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Trajtojeni atë ashtu siç i trajtoi ajo të tjerët,+ po, kthejani dyfish gjërat që bëri;+ në kupën+ që përgatiti pijen, hidhini dyfishin e pijes.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo