BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ligji i përtërirë 4:34
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 34 A ka shkuar ndonjëherë Perëndia të nxjerrë për vete një komb nga mesi i një kombi tjetër? A e ka bërë këtë Jehovai, Perëndia juaj, me ndëshkime,* me shenja, me mrekulli,+ me luftë,+ me dorë të fortë,+ me krah të fuqishëm* e me vepra që të tmerrojnë,+ siç bëri për ju në Egjipt para syve tuaj?

  • Nehemia 9:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Pastaj bëre shenja e mrekulli kundër faraonit, gjithë shërbëtorëve dhe popullit të vendit të tij,+ sepse e dije që ata i kaluan caqet dhe vepruan me arrogancë+ kundër popullit tënd. Ti i bëre vetes një emër që njihet sot e kësaj dite.+

  • Psalmi 105:27-36
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Ata kryen shenjat e tij mes tyre,

      bënë mrekullitë e tij në vendin e Kamit.+

      28 Ai dërgoi terrin, dhe errësira pllakosi gjithë vendin;+

      ata* nuk ngritën krye kundër fjalëve të tij.

      29 Ujërat e egjiptianëve i shndërroi në gjak,

      dhe gjithë peshqve jetën ua shoi.+

      30 Mizëri bretkosash vendin e mbuluan,+

      e madje zunë vend në dhomat mbretërore.

      31 Zekthave dhe harrjeve u dha urdhër

      që t’ua pushtonin territorin cep më cep.+

      32 U dërgoi breshër në vend të shiut

      dhe vetëtima* që shkreptinin në mbarë vendin.+

      33 Me të i goditi hardhitë dhe fiqtë,

      copë-copë i bëri gjithë pemët në vendin e tyre.

      34 Me urdhër të tij, karkalecat u dyndën,

      në vend vërshuan larva të panumërta,+

      35 që përpinë gjithë bimësinë, po, tërë prodhimin e tokës.

      36 Vrau gjithë të parëlindurit e atij vendi,+

      ia mori jetën frytit të parë të barkut.*

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo