-
Jeremia 7:23, 24Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Vetëm i urdhërova: ‘Bindjuni zërit tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj, e ju do të bëheni populli im.+ Duhet të ecni në të gjitha udhët që do t’ju urdhëroj, me qëllim që t’ju vejë mbarë.’+ 24 Megjithatë nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë,+ përkundrazi ecën sipas planeve* të tyre. Me kokëfortësi ndoqën zemrën e tyre të ligë+ dhe ecën prapa, e jo përpara,
-
-
Jeremia 11:7, 8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
7 sepse i paralajmërova solemnisht paraardhësit tuaj që ditën kur i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i paralajmërova herë pas here:* ‘Bindjuni zërit tim.’+ 8 Por ata nuk dëgjuan dhe as e kthyen veshin nga unë, përkundrazi me kokëfortësi vazhduan të ndiqnin zemrën e tyre të ligë.+ Prandaj i ndëshkova sipas fjalëve të besëlidhjes që u dhashë dhe që s’deshën të zbatonin.”»
-