-
Psalmi 37:35Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
35 E pashë njeriun e lig dhe shpirtmizor
tek harlisej si pema në tokën e vet.+
-
-
Psalmi 37:38Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
38 Kurse shkelësit do të shfarosen krejt;
të ligjtë s’do të kenë asnjë të ardhme.+
-
-
Jeremia 12:1-3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Ti je i drejtë, o Jehova,+ kur ankesën time ty ta paraqit,
po, edhe kur të flas për drejtësinë.
Pse, atëherë, udha e të ligjve ka sukses?+
Pse jetojnë të qetë të pabesët?
2 Ti i mbolle, dhe ata kanë lëshuar rrënjë;
janë rritur, e madje kanë dhënë fryt.
Vëri mënjanë ata si dele për thertore,
ndaji veç për ditën e vrasjes.
-