-
Psalmi 52:8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Por unë do të jem si një ulli i harlisur në shtëpinë e Perëndisë;
te dashuria besnike e Perëndisë do të kem besim+ në jetë të jetëve.
-
-
Isaia 61:3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 që të kujdesem për ata që mbajnë zi për Sionin,
t’u jap një mbulesë të bukur koke në vend të hirit,
vajin e ngazëllimit në vend të vajtimit
dhe veshjen e lëvdimit në vend të ligështimit të zemrës.
-
-
Isaia 65:22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 S’do të ndërtojnë që të banojë një tjetër,
s’do të mbjellin që të hajë një tjetër,
sepse ditët e popullit tim do të zgjasin sa ditët e një peme+
dhe të zgjedhurit e mi do të kënaqen plotësisht me veprën e duarve të tyre.
-