BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Josiu 9:18-20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Por izraelitët nuk i sulmuan, sepse prijësit e asamblesë u ishin betuar për Jehovain,+ Perëndinë e Izraelit. Atëherë tërë asambleja nisi të murmuriste kundër prijësve. 19 Kur panë këtë, të gjithë prijësit i thanë asamblesë: «Meqë iu betuam atyre për Jehovain, Perëndinë e Izraelit, nuk na lejohet t’u bëjmë keq. 20 Ja çfarë do të bëjmë me ta: do t’i lëmë gjallë, që indinjata e Perëndisë të mos bjerë mbi ne për betimin që iu bëmë.»+

  • Gjykatësit 11:34, 35
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 34 Në fund Jefteu mbërriti në shtëpinë e tij, në Mizpah,+ dhe ja, përpara i doli e bija duke i rënë dajres e duke kërcyer. Ishte i vetmi fëmijë që kishte. Përveç saj, nuk kishte as djalë, as vajzë. 35 Kur e pa, Jefteu shqeu rrobat e tha: «Oh jo, bija ime! Ç’ma copëtove zemrën!* Po të përzë me duart e mia! Kam bërë një betim* para Jehovait, e nuk mund ta kthej pas.»+

  • Psalmi 50:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Jepi Perëndisë falënderime si flijim+

      dhe plotësoji zotimet që i ke bërë Më të Lartit.+

  • Mateu 5:33
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 33 Përsëri, ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos u beto më kot,+ por mbaji zotimet që ke marrë para Jehovait.’*+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo