BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 3:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Do të hash bukë* me djersën e ballit, derisa të kthehesh në dhé, prej të cilit u formove,+ sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh.»+

  • Jobi 34:14, 15
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Po të kthehej kundër tyre,

      po t’ua merrte përsëri frymën* e frymëmarrjen,+

      15 çdo njeri* do të merrte fund

      e njerëzimi do të kthehej në pluhur.+

  • Psalmi 146:3, 4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  3 Mos kini besim te princat,*

      as te ndonjë bir njeriu që nuk sjell dot shpëtim.+

       4 Kur fryma* i del, njeriu kthehet prapë në dhé;+

      po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.+

  • Eklisiastiu 3:19, 20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Vërtet, të gjithë i pret i njëjti fund, si njerëzit, edhe kafshët. Po, të gjithë përfundojnë njësoj;+ si vdes njëri, ashtu vdes edhe tjetri, dhe të gjithë kanë të njëjtën frymë.*+ Prandaj njeriu s’ka asnjë epërsi mbi kafshët, sepse çdo gjë është kotësi. 20 Të gjithë shkojnë në të njëjtin vend;+ të gjithë janë bërë nga pluhuri,+ dhe të gjithë në pluhur kthehen.+

  • Eklisiastiu 12:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Atëherë pluhuri do të kthehet në tokë,+ aty ku ishte më parë, dhe fryma* do t’i kthehet Perëndisë së vërtetë që e dha.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo