-
Gjykatësit 10:6-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Izraelitët bënë përsëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Ata nisën t’u shërbenin Baalëve,+ shëmbëlltyrave të Ashtorethit, perëndive të Aramit,* perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit,+ perëndive të amonitëve+ dhe perëndive të filistinëve.+ Ata e braktisën Jehovain dhe nuk i shërbyen. 7 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe i shiti në duart e filistinëve e të amonitëve.+ 8 Kështu ata i dërrmuan dhe i shtypën ashpërsisht izraelitët atë vit—për 18 vjet i shtypën tërë izraelitët që ishin në krahun lindor të Jordanit që më parë kishte qenë vendi i amoritëve në Galad.
-