BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Psalmi 68:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  6 Perëndia u jep strehë mbi kokë atyre që janë fillikat,+

      i çliron të burgosurit dhe u jep mbarësi,+

      kurse kokëfortët* kanë për të banuar në tokë të zhuritur.+

  • Psalmi 146:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  7 tek Ai që u siguron drejtësi të shtypurve,

      tek Ai që u jep bukë të uriturve;+

      po, Jehovai i çliron ata që janë nën vargonj.+

  • Isaia 49:8, 9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  8 Kështu thotë Jehovai:

      «T’u përgjigja në një kohë të favorshme*+

      dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.+

      Të ruaja për të të dhënë si besëlidhje për popullin,+

      për të ripërtërirë vendin,

      për të marrë në zotërim trashëgiminë e shkretuar,+

       9 për t’u thënë të burgosurve: ‘Dilni’,+

      dhe atyre që janë në errësirë:+ ‘Dilni në dritë.’

      Ata do të ushqehen përgjatë rrugëve

      dhe kullotat e tyre do të jenë nëpër shtigje të rrahura.*

  • Isaia 61:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 61 Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+

      pasi Jehovai më ka mirosur* që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve.+

      Ai më dërgoi që t’u lidh plagën zemërthyerve,

      që t’u shpall lirinë robërve

      dhe t’u hap plotësisht sytë të burgosurve,+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo