BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Mbretërve 8:25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 25 E tani, o Jehova, Perëndia i Izraelit, mbaje premtimin që i bëre shërbëtorit tënd dhe atit tim, Davidit, kur i the: ‘Nëse djemtë e tu do t’i kushtojnë vëmendje udhës së tyre, duke ecur para meje ashtu si ti, atëherë një nga pasardhësit e tu do të ulet gjithmonë në praninë time në fronin e Izraelit.’+

  • Psalmi 89:3, 4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  3 Ti the: «Me të zgjedhurin tim kam bërë një besëlidhje;+

      Davidit, shërbëtorit tim, i jam betuar:+

       4 ‘Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* tënd+ përjetë

      dhe do ta bëj të patundur fronin tënd brez pas brezi.’»+ (Selah)

  • Psalmi 89:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 20 Kam gjetur Davidin, shërbëtorin tim,+

      e me vaj të shenjtë e kam mirosur.*+

  • Psalmi 89:36
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 36 Trashëgimtari* i tij do të mbetet në jetë të jetëve+

      dhe froni i tij do të qëndrojë përpara meje sa të jetë dielli.+

  • Isaia 9:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  7 Mbretërimi* i tij do të shtrihet kudo

      dhe paqja nuk do të ketë fund+

      në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij.

      Ajo do të vendoset patundshmërisht+ dhe do të qëndrojë

      me anë të gjykimit+ të drejtë e drejtësisë,+

      tani e përgjithmonë.

      Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.

  • Jeremia 33:20, 21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 20 «Kështu thotë Jehovai: ‘Vetëm po të prishni besëlidhjen time për ditën dhe natën, që dita dhe nata të mos vijnë në kohën e vet,+ 21 atëherë mund të prishet besëlidhja ime me Davidin,+ shërbëtorin tim, që ai të mos ketë një bir që të mbretërojë si mbret në fronin e tij,+ dhe mund të prishet besëlidhja ime me priftërinjtë levitë, shërbëtorët e mi.+

  • Mateu 9:27
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 27 Ndërsa Jezui po largohej prej andej, dy të verbër+ e ndoqën nga pas duke thirrur: «Bir i Davidit, ki mëshirë për ne!»

  • Luka 1:69
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 69 Ai ngriti për ne një bri shpëtimi*+ në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të tij,+

  • Veprat 2:30, 31
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 30 Meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij do të vendoste një nga pasardhësit e vet,*+ 31 e dinte që më përpara se Krishti do të ringjallej dhe tha për të se nuk u braktis në Varr* dhe se trupi i tij nuk u kalb.*+

  • Veprat 13:22, 23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Pasi e hoqi atë, ai bëri mbret Davidin,+ për të cilin dha dëshmi dhe tha: ‘Gjeta Davidin, birin e Jeseut,+ një njeri siç ma do zemra;+ ai do të bëjë gjithçka që dëshiroj.’ 23 Nga pasardhësit* e këtij njeriu, sipas premtimit, Perëndia i solli Izraelit një shpëtimtar, Jezuin.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo