BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jeremia 49:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Kështu thotë Jehovai i ushtrive për Edomin:

      «Vallë nuk ka më mençuri në Teman?+

      A kanë marrë fund këshillat e mira nga ata që kanë aftësi për të kuptuar?

      A është prishur mençuria e tyre?

  • Vajtimet 4:22
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 22 Ndëshkimi për fajin tënd, o bijë e Sionit, ka marrë fund;

      Perëndia nuk do të të çojë sërish në mërgim.+

      Por ai do ta drejtojë vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit,

      dhe do t’i nxjerrë në shesh mëkatet e tua.+

  • Ezekieli 25:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Me shpirt hakmarrës, Edomi ka dalë kundër shtëpisë së Judës dhe është bërë me faj të madh ngaqë ka marrë hak;+

  • Abdia 10-13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 Për shkak të dhunës kundër Jakobit, vëllait tënd,+

      do të të mbulojë turpi+

      dhe do të zhdukesh përgjithmonë.+

      11 Ditën kur qëndrove mënjanë,

      ditën kur të panjohurit robëruan ushtrinë e tij+

      kur të huajt hynë në portën e tij e hodhën short+ për Jerusalemin,

      ti u solle si një prej tyre.

      12 Ti s’duhej të fërkoje barkun për të keqen e vëllait tënd ditën kur ishte në hall,+

      s’duhej të gëzoheshe për popullin e Judës ditën kur ata morën fund,+

      as s’duhej të flisje me aq arrogancë ditën e vuajtjes së tyre.

      13 Ti s’duhej të hyje në portën e popullit tim ditën e katastrofës së tij,+

      s’duhej të fërkoje barkun për të keqen që i ra ditën e katastrofës së tij

      dhe as duhej të vije dorë mbi pasurinë e tij atë ditë.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo