-
2 Mbretërve 6:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Kur shërbëtori i njeriut të Perëndisë së vërtetë u çua herët në mëngjes dhe doli përjashta, pa se një ushtri me kuaj dhe karroca lufte kishte rrethuar qytetin. Menjëherë shërbëtori i tha: «Oh, zotëria im! Ç’të bëjmë tani?» 16 Por ai ia ktheu: «Mos ki frikë,+ sepse ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta.»+
-
-
Psalmi 27:3Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
3 Edhe sikur një ushtri e tërë të dilte kundër meje,
zemra nuk do të më mpakej.+
Edhe sikur të më shpallnin luftë,
do të ndihesha i sigurt falë teje.
-
-
Romakëve 8:31Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
31 Ç’të themi, pra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!+
-