BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zanafilla 20:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 6 Pastaj Perëndia i vërtetë ia ktheu në ëndërr: «E di që këtë gjë e bëre me zemër të pastër, prandaj të ndalova që të mos mëkatoje kundër meje. Ja pse nuk të lejova ta prekje.

  • Ligji i përtërirë 17:12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Ai njeri që kalon caqet me arrogancë duke mos e dëgjuar priftin që është aty për t’i shërbyer Jehovait, Perëndisë tënd, ose gjykatësin, duhet të vdesë.+ Hiqe të keqen nga Izraeli.+

  • 1 Samuelit 15:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 23 sepse rebelimi+ është njëlloj si mëkati i fallit+ dhe të kalosh caqet me arrogancë është njëlloj si të përdorësh fuqi magjike e të bësh idhujtari.* Ngaqë ti e ke hedhur poshtë fjalën e Jehovait,+ ai të ka hedhur poshtë ty, që të mos jesh më mbret.»+

  • 2 Samuelit 6:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Në çast Jehovait iu ndez zemërimi kundër Uzahut dhe Perëndia i vërtetë e vrau+ për veprimin pa respekt ndaj tij.+ Kështu ai vdiq aty, pranë Arkës së Perëndisë së vërtetë.

  • 2 Kronikave 26:16-18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 16 Por, me t’u bërë i fortë, zemra e tij u bë fodulle aq sa e rrënoi, kështu që veproi me pabesi ndaj Jehovait, Perëndisë së tij, dhe hyri në tempullin e Jehovait për të djegur temjan mbi altarin e temjanit.+ 17 Menjëherë hyri pas tij prifti Azariah me 80 priftërinj të tjerë të Jehovait, burra të guximshëm. 18 Këta u përballën me mbretin Uziah dhe i thanë: «Nuk të takon ty, o Uziah, të djegësh temjan për Jehovain!+ Vetëm priftërinjtë duhet të djegin temjan, sepse janë pasardhës të Aronit+ dhe janë të shenjtëruar. Dil nga shenjtërorja sepse ke vepruar me pabesi, dhe Perëndia Jehova nuk do të të nderojë për këtë.»

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo