11 Populli kujtonte ditët e shkuara,
ditët e shërbëtorit të tij, Moisiut:
«Ku është Ai që i nxori nga deti+ me barinjtë e kopesë së vet?+
Ku është Ai që i dha frymën e Tij të shenjtë?+
12 Ku është Ai që e mbështeti Moisiun me fuqinë e Tij të madhe,+
që i ndau ujërat para tyre+
për t’i bërë vetes një emër të përjetshëm?+
13 Ku është Ai që u priu përmes ujërave të thella
që të mos pengoheshin kur ecnin,
ashtu si kali në një vend të hapur?