-
Veprat 4:25-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
25 Ti je ai që nëpërmjet frymës së shenjtë ke thënë me anë të paraardhësit tonë, Davidit,+ shërbëtorit tënd: ‘Pse ziejnë kombet? Pse bluajnë në mendje gjëra të kota popujt? 26 Mbretërit e tokës u ngritën e si një trup i vetëm sundimtarët u mblodhën kundër Jehovait* dhe të mirosurit të tij.’*+ 27 Në fakt, Herodi dhe Ponc Pilati,+ bashkë me njerëz nga kombet* dhe nga Izraeli, u mblodhën në këtë qytet kundër Jezuit, shërbëtorit tënd të shenjtë, të cilin ti e mirose+ 28 për të bërë atë që dora dhe qëllimi yt kishin vendosur që më parë.+
-