-
Estera 8:17Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
17 Në tërë provincat dhe qytetet, kudo ku arrinte dekreti i mbretit dhe ligji i tij, për judenjtë kishte gëzim, ngazëllim, gosti dhe festë. Shumë nga popujt e vendit e shpallnin veten judenj,+ sepse i kishte zënë tmerri nga ata.
-
-
Isaia 14:1, 2Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+ 2 Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.*
-
-
Isaia 49:23Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
Kështu ke për ta marrë vesh se unë jam Jehovai;
ata që shpresojnë tek unë, nuk do të turpërohen.»+
-
-
Isaia 60:14Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Bijtë e atyre që të shtypën,
do të vijnë e do të përkulen para teje;
të gjithë atyre që të trajtonin me përbuzje,
do t’u duhet të përulen në këmbët e tua
e do të të quajnë Qyteti i Jehovait,
Sioni i të Shenjtit të Izraelit.+
-