-
2 Kronikave 36:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij; i paralajmëronte herë pas here, sepse i dhimbsej populli i tij dhe banesa e vet. 16 Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim.
-
-
Isaia 42:24, 25Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
24 Kush ia dha Jakobin zhvatësve?
Kush ia dha Izraelin plaçkitësve?
A nuk është Jehovai, Ai kundër të cilit mëkatuan?
25 Prandaj Ai derdhi mbi Izraelin tërbimin e tij,
zemërimin dhe furinë e luftës.+
-